Trendy

Daut Memishi: Transformim rrënjësor dhe transparencë për qytetarët

Para 6 muaj

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Memishi, në emisionin Click Plus, ka prezantuar programin e tij zgjedhor, duke theksuar se komunës nuk i duhet vetëm një transformim politik, por një ndryshim rrënjësor që të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Me ardhjen tonë në krye të Tearcës, do të rritet transparenca dhe komuna do të hapet për qytetarët. Synimi ynë është që çdo projekt të jetë i dukshëm, i arritshëm dhe në shërbim të komunitetit,” deklaroi Memishi.

Ai shtoi se fokusi i tij është në projekte konkrete që përmirësojnë infrastrukturën, shërbimet publike dhe mundësitë për zhvillim lokal, duke siguruar që qytetarët të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes.

Trending