Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për paqe ose anëtarësim në NATO të Ukrainës.
Zelensky është pyetur se çfarë garancish i nevojiten nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nëse është i lumtur të “heqë dorë” nga të qenit president i Ukrainës në këmbim të paqes, pyetje së cilës iu përgjigj duke thënë: Po, jam i lumtur, nëse është për paqen e Ukrainës”.
“Nëse keni nevojë që unë të largohem nga kjo karrige, unë jam gati ta bëj këtë, dhe gjithashtu mund ta shkëmbej atë me anëtarësimin në NATO për Ukrainën”, tha ai gjatë një konference në Kiev.
Zelensky thotë se ai është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tani, jo pas 20 vjetësh, duke shtuar se nuk është “ëndrra” e tij të mbetet president për dekada.
Top Channel