Maqedoni

Deklaratat e Geer dhe Aggeler, Mickoski: Është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e shtetit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2024, 10:07

Euroambasadori David Geer dje kritikoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Edhe ambasadorja e SHBA-ve, por edhe ambasadorja amerikane , Angela P. Aggeler porositi që të respektohet raporti i ekspertëve europianë, përcjell TV21. Për këtë sot reagoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, ndërkaq kërkon që të njëjtit të ofrojnë zgjidhje për çështjen e rritjes së besueshmërisë në gjyqësor.

“Shikoni, e kam dëgjuar atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull, edhe nëse është kështu. 600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion, shihet që kjo për ata nuk do të thotë asgjë. Për politikat dhe programin e kësaj qeverie. Të njëjtit thonë se është katastrofale gjendja me sundimin e së drejtës. Të njëjtit në raportet e tyre thonë se lulëzon krimi dhe korrupsioni. Besimi në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve është në 2-3%, shihet se punët nuk funksionojnë. Logjike është që njeriu racional dhe konstruktiv kur të shihni problem, të kërkoni zgjidhje. Ja ne ofruam zgjidhje, në rregull, nuk janë me rëndësi 600.000 vota për ambasadorët, nuk është me rëndësi programi i qeverisë, ja nëse ata dinë zgjidhje më të mirë, le të vijnë le të tregojnë , jam i gatshëm që të flasim”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi