Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratat e ministrit, Ivan Stoilkoviq tha se i njejti duhet të ketë parasysh ndjeshmërinë e deklaratave që bën.
“Nuk hera e parë që disa persona të caktuar uzurpojnë institucione që të shprehin qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për një bartës të një pozite të një institucioni publik duhet të kemi parasysh ndjeshmërinë e pozicionit të cilët përfaqësojnë”, tha Kasami.
Ai tha se shpreson që këto do të jenë komentet e fundit të Ministrit në fjalë dhe se për të njejtat do të reagojnë edhe në Qeveri.
“Ai lëre që duhet të ketë përgjegjësi për pozicionin që ka por duhet të ketë ndjeshmërinë e funksionit të multietnicitetit që përfaqëson Maqedoninë. Ai nuk është vetëm përfaqësuese i pakicë së popullit serb, por është përfaqësues i të gjitha komuniteteve. Patjetër që duhet të ulemi në kuadër të qeverisë dhe të flasim, sepse siç tha Kasami, nëse vazhdojmë me kështu fjalor dhe është fjalor përçarës dhe se nuk ja duan të mirën vendit”, tha Kasami.
Ndryshe nga Kasami, Izet Mexhiti poashtu nga koalicioni VLEN nuk e komentoi gjatë deklaratën për “Kosova dhe Metohija” të Stoilkoviqit, ai shkurt tha: “Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar”. /tvklan.mk