Tregjet e aksioneve dhe kontratat e së ardhmes për naftën pësuan papritur rritje disa minuta para se Presidenti Donald Trump të bënte njoftimin mbi Iranin të hënën në mëngjes.
Rreth orës 6:50 në New York, kontratat e S&P 500 shënuan një rritje të mprehtë të volumit, ndërsa kontratat e naftës West Texas Intermediate patën një boom të ngjashëm të aktivitetit tregtar, shkruajnë mediat në Britaninë e Madhe. Në orën 7:05, Trump postoi në Truth Social se SHBA kishte zhvilluar bisedime me Iranin dhe po ndalonte sulmet e planifikuara ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane.
Pas njoftimit, kontratat e S&P 500 u rritën mbi 2.5%. Sipas llogarisë X “Unusual Whales”, vetëm pesë minuta para njoftimit të Trump, u blenë 1.5 miliardë dollarë kontrata S&P 500 dhe u shiten 192 milionë dollarë kontrata nafte. Këto porosi ishin 4-6 herë më të mëdha se çdo gjë veprim tjetër në atë kohë.
Kontratat e së ardhmes në mëngjes zakonisht kanë volum të ulët, por madhësia dhe koordinimi i këtyre transaksioneve ishin të pazakonta, vazhdon shtypi britanik, ndërsa lidhja e tyre me njoftimin e Trumpit tërhoqi vëmendjen. Në platformën Polymarket, disa llogari të krijuara rreth 21 marsit vunë gati 70,000 dollarë bast për një armëpushim SHBA-Iran para 31 marsit, me fitime të mundshme rreth 820,000 dollarë.
Kjo, sipas Daily Mail përputhej me sinjale të ndryshme të Trumpit mbi mundësinë e ndalimit të operacioneve ushtarake. Analisti i tregut, Ben Yorke, tha se modeli i bastit dhe ndarja në disa llogari mund të tregojë se ka informacione të brendshme, por llogaritë në Polymarket janë anonime, e kjo e bën jashtëzakonisht të vështirë identifikimin e personave te cilet qendrojne pas shkëmbimeve të caktuara tregtare.










