Më 02.02.2026, në ora 12:00, në SPB Tetovë, F.J. (47) nga fshati Pallaticë e Tetovës ka paraqitur denoncim se rreth orës 10:00, në një shkollë të mesme në Tetovë ku mëson vajza e tij, e mitura është sulmuar fizikisht nga një nxënëse tjetër më e rritur e së njëjtës shkollë.
Nga policia bëhet e ditur se janë duke u ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij, pas së cilës do të pasojnë veprimet përkatëse ligjore.





