Trendy

Deputetja Imeri i komenton punët që bëhen në Gostivar: “Për të ardhur keq…”

Para 2 orë

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka komentuar punimet dhe projektet që po realizohen në komunën e Gostivar, duke shprehur kritika të ashpra për mënyrën e realizimit të tyre, përcjell tetova1

Në deklaratën e saj, ajo vë në pikëpyetje cilësinë e investimeve dhe menaxhimin e projekteve, duke theksuar se ato nuk përmbushin pritjet e qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Për të ardhur keq nëse kjo është finalja!
Lëre që komuna nuk ka mjete vetanake për të investuar në projekte kapitale, por edhe me këto që i kanë donacion po na mundohen të na fyejnë. Kjo mund t’i ngjajë gjithçkahit, vetëm shëtitores JO!.
Sa i përket defilimit që promovoni rrugë e projekte, i keni falë qeverisë dhe përpiluesve të projekteve që i morrët nga jashtë sepse për 8 vjet i mbushët zyrat e komunës me ushtarë partiak të cilët nuk çajnë kokën të vijnë në punë, e lëre të krijoni kuadro profesionale.
Por kryetarit të komunës nuk i bëhet vonë!
‘Eh, e fitova mandatin’ – thotë!
🤷‍♀️
#mjerim”, përfundon Imeri Stafai./tetova1.mk/

Screenshot

Trending