Trendy

Deri në 100 mijë euro për çiftet e reja që do të shpërngulen në fshat dhe do të bëhen fermerë

Para 10 muaj

Mbështetje financiare deri në 100.000 euro, e cila duhet t’i ndihmojë ata të investojnë në ndërtimin ose rikonstruksionin e objekteve, blerjen e makinerive bujqësore, toka bujqësore apo blegtorale, për çiftet e reja të martuara që do të shpërngulen në fshat dhe do të merren me bujqësi në Maqedoni, informon portali “tetova1”.

Këto janë vetëm disa nga masat e Ligjit të ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, i cili është publikuar në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER) dhe është vënë në dispozicion të publikut, me qëllim rigjallërimin e zonave rurale dhe stimulimin e fermerëve që të bashkojnë forcat për t’u bërë më konkurrues.

Trending