Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 09:00 në mbarë vendin kanë votuar 22,379 qytetarë, që përbën 2.88 për qind të trupit votues.
Nga KSHZ njoftojnë se procesi i votimit po zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të rregullt në të gjitha vendvotimet.
Institucioni ka publikuar edhe të dhënat për secilën komunë, duke raportuar numrin e qytetarëve që deri në këtë orë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
KSHZ theksoi se të dhënat mbi daljen e votuesve do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa rezultatet fillestare nga votimi do të publikohen pas mbylljes së vendvotimeve.










