Trendy

Detaje nga aksioni i Policisë Financiare: Ka të arrestuar. Shitje nafte me para në dorë dhe fatura fiktive

Para 7 muaj

Në një aksion të koordinuar nga Drejtoria e Policisë Financiare, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë arrestuar shtatë persona, ndërsa gjithsej 13 persona dhe 10 kompani janë përfshirë në hetim.

Të dyshuarit akuzohen për bashkim kriminal, shmangie tatimore, mashtrim dhe pastrim parash. Sipas informacioneve, ata kanë shitur naftë me para në dorë, ndërsa më pas mjetet i kanë paraqitur si qarkullim ditor përmes faturave fiktive dhe në këtë mënyrë kanë kërkuar rimbursim të TVSH-së.

Sipas vlerësimeve, me këtë mënyrë është shkaktuar një dëm prej rreth 7 milionë eurosh.
Aksioni është realizuar në tetë lokacione të ndryshme në Likovë, Kumanovë, Zhelinë dhe Nikushtak.

Trending