Trendy

Detaje të reja nga MPB për përleshjen me armë në Duqanxhik ku humbi jetën Alajdin Sulejmani, djali i ish-komandantit të UÇK-së

Para 11 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje shtesë lidhur me përleshjen e djeshme me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Alajdin Sulejmani, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Nazmi Sulejmani – Arusha nga Haraçina.

Sipas njoftimit të MPB-së, personat e përfshirë në incident kishin ardhur në vendngjarje me motoçikletë. 31-vjeçari u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në orën 16:00, pasi u transportua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.

“Më 25.04.2025, rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vojdan Çernodrinski’, në rajonin e Bit Pazarit. Në vendngjarje mbërritën zyrtarë të Stacionit Policor Bit Pazar dhe Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët konstatuan se kishte pasur përplasje me armë zjarri midis dy personave që kishin ardhur me motoçikletë dhe një personi tjetër që ndodhej në vend. Si pasojë e të shtënave, A.S. (31) nga Shkupi u plagos dhe u transportua në Kompleksin Klinik ‘Nënë Tereza’, ku rreth orës 16:00 ndërroi jetë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, u dëmtuan disa vitrina të dyqaneve përreth, si dhe disa automjete të parkuara”, thuhet në raportin e MPB-së.

Trending