Lajme

Detaje të reja nga plagosja dhe vetëvrasja në afërsi të Preshevës

Autori

Autori

Portali Tetova

March 8, 2024, 01:03

Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentim vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52), ka shtënë në një grua 30 vjeçare nga Vrnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.
Gazeta beogradase “Blic” shkruan para se të ndodhte tragjedia afër një pike të pagesave rrugore vetura me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia e cila shoferit shqiptar ia ka shqiptuar një dënim ndërsa në këtë kohë në veturë ka qenë edhe vajza që do të plagosej më vonë.

Mbrëmë është raportuar se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënkë në veturë, ndërsa “Blic” sot shkruan se pasi ia ka shqiptuar policia dënimin ngasësit të veturës, 30 vjeçarja ka dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të Bujanocit.

“Pas saj ka vrapuar B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba”, shkruan Blic.

“Pas një kërkimi të shkurtër të policisë, sulmuesi është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë në afërsi të makinës, duke u vetëvrarë”.

Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.

Sipas informacioneve, 30 vjeçarja është nga Vrnjacka Banja, por e lindur në Zvicër. Kurse 52 vjeçari B.I është nga një fshat i Tetovës që poashtu ka jetuar në Zvicër.

Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA