Trendy

Detaje të reja për bastisjen në shtëpinë e gjykatësit: 350 mijë eurot i fshehu në mur pas pllakave të kuzhinës

Para 2 muaj

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka shpalosur detaje nga bastisja e realizuar në shtëpinë e tashmë gjykatësit të akuzuar për korrupsion. Në këtë shtëpi, gjatë bastisjes janë sekuestruar 350 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Policia ka ngritën kallëzim penal ndaj 53 vjeçarit Gj.R. nga Negotina, nën dyshimet për shpëlarje të parave dhe fitim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, vepra të dënueshme në bazë të nenit 359 dhe 273 nga Kodi Penal.

I akuzuari Gj.R. prej vitit 2020 e deri më sot ka dhënë raporte të rrejshme në lidhje me pasurinë e tij dhe familjes.

Në bastisjen e realizuar më 18 janar, në një pllakë të kuzhinës janë vërejtën punime të veçanta. Këto punime janë realizuar me qëllim që në murin e kuzhinës të fshihen gjithsej 350 mijë euro.

Ndryshe, Prokuroria Publike ka kërkuar arrest shtëpiak për gjykatësin e Apelit Gjoko Ristov, pasi në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur, ku ai dyshohet për korrupsion. Në ndërkohë Këshilli Gjyqësor ia hoqi imunitetin gjykatësit.

Bastisja lidhet me rastin në të cilin ndiqet penalisht ish avokati shtetëror Fehmi Stafa, i cili ndodhet në paraburgim pasi po hetohet për marrje ryshfeti prej 50,000 eurove për të ndërmjetësuar dhe ndikuar te një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit në lidhje me një çështje që po zhvillohej kundër klientit të tij.

Trending