Trendy

Detaje të reja: Zbulohet shkaku i vdekjes së studentes nga Maqedonia në Selanik

Para 7 orë
Shkaqe patologjike, përkatësisht vdekja si pasojë e një sëmundjeje ose procesi natyror në organizëm, janë gjetjet e para për vdekjen e vajzës 24-vjeçare nga Maqedonia, e cila u gjet e pajetë në një apartament në zonën Sikiés të Selanikut, sipas rezultateve fillestare të autopsisë mjeko-ligjore të publikuara nga mediumi grek Thestival.gr.Sipas informacioneve të deritanishme, gjatë autopsisë nuk janë gjetur shenja që do të tregonin për një vepër penale. Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat pritet të japin më shumë të dhëna dhe të konfirmojnë shkakun e saktë të vdekjes.Vajza 24-vjeçare, me origjinë nga Maqedonia, ishte raportuar e zhdukur pasi familja e saj nuk kishte mundur të kontaktonte me të. Rasti ende po hetohet, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha informacionet në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj.Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një studente nga Prilepi.

Trending