Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

Para 1 vit

Klan Maqedoni mëson se ka ndodhur një vrasje në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç mëson Klan Maqedoni, rreth orës 18.15 minuta, Naser Tusha ka njoftuar në Polici se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 67 vjeçarin Zelqif Tusha, në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme.

Siç mëson Klan Maqedoni nga policia është se vrasjen e ka kryer personi me iniciale N.N. me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri./tvklan.mk