Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur sot në Vlorë. Ai është shoqëruar nga një delegacion dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sipas Euronews, Kushner do të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrat e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit. Takimi nuk do të përfshijë përfaqësues të pushtetit lokal.










