Tetova është tronditur mbrëmjen e 16 gushtit 2025 nga një ngjarje e rëndë dhune mes fqinjëve. Rreth orës 21:00, në SPB Tetovë është paraqitur 19-vjeçarja me inicialet L.K. nga Tetova, e cila ka raportuar se rreth orës 19:00 është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj Xh.A.
Sipas kallëzimit, sulmi ka ndodhur pikërisht në korridorin e ndërtesës ku banon viktima, duke shkaktuar panik tek banorët e tjerë. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur procedurat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Autoritetet kanë paralajmëruar masa ligjore për zbardhjen e plotë të këtij incidenti të rëndë.










