Trendy

Dibrën pa mjekë, Resnjën me tre: kështu funksionon shëndetësia e shtetit!

Para 6 muaj

Mungesa e një strategjie të qartë shtetërore është arsyeja kryesore pse vendi po përballet me mungesë të mjekëve amë dhe në përgjithësi të kuadrove të rinj që do të vendosnin të qëndrojnë në qytetet më të vogla, thotë kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lilija Çolakova Dervishova për Tv Tellma.

Ajo thekson se ndryshimet e shpeshta të ministrave të shëndetësisë, drejtorëve dhe këshilltarëve krijojnë kaos dhe pengojnë ndërtimin e një politike afatgjate.

“Çdo këshilltar vjen me tefterin e vet, shkruan ide që më pas zhduken sapo të vijë një tjetër. Nevojitet një strategji kombëtare, një sektor i veçantë në Ministrinë e Shëndetësisë që të ketë lidhje me fakultetet. Pa këtë, do të mbetemi pa specialistë dhe me spitale bosh”, u shpreh Dervishova.

Ajo paralajmëron se nuk është e drejtë që mjekët të vijnë nga qytete si Velesi, të regjistrohen për specializim dhe më pas të mbeten në Shkup. “Kjo është shpërdorim i parave të sigurimeve shëndetësore nga e gjithë Maqedonisë. Nuk mund ta lëmë Dibrën pa kuadër të ri, apo Resnjën vetëm me tre mjekë. Duhet të ketë kujdes për të gjithë pacientët, për gjithë popullin”, shtoi ajo.

Përveç mjekëve, problem serioz mbetet edhe mungesa e infermiereve. “Na duhen motra medicinale të trajnuara që të njohin programet kryesore në ordinancat tona, sepse fluksi i pacientëve është jashtëzakonisht i madh”, tha Çolakova Dervishova./pressonline

Trending