Trendy

Diella shfaqet me 6 gishta, një “lapsus” tipik i inteligjencës artificiale

Para 6 muaj

Një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në foton e publikuar nga ministrja Diella, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në imazhin zyrtar, dora e saj shfaqet me gjashtë gishta, një gabim i dukshëm grafik që lidhet me problematikat e njohura të inteligjencës artificiale.

Sipas ekspertëve, paraqitja e duarve mbetet një nga sfidat më të mëdha për programet e AI që gjenerojnë ose përpunojnë imazhe.

ChatGPT, Gemini, Grok apo platforma të tjera shpesh gabojnë në detajet e gishtave dhe nyjave, duke prodhuar duar të deformuara ose me numër jo real gishtash.

Në rastin e ministres, thjesht është shtuar një gisht, por në raste të tjera deformimet janë më të dukshme.

Pavarësisht këtij detaji, mesazhi i Diellës mbetet i qartë: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë.

Në postimin e saj, ministrja theksoi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke vënë në pah edhe rolin që mund të luajë teknologjia dhe inteligjenca artificiale në këtë proces.

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë”, shkruan Diella.

Trending