Vetura luksoze e YouTuber-it serb Baka Prase, Mercedes G Class “Brabus” në vlerë të rreth 500,000 euro, është djegur sot në mëngjes para banesës së tij në lagjen elitare “Beogradi në ujë”.
Vetura u dogj deri sa ishte parkuar para objektit ku jeton YouTuber-i. Zjarri përfshiu pjesën e përparme të makinës, ndërsa skenën dramatike Baka Prase e filmoi nga dritarja e apartamentit të tij dhe e postoi në rrjetet sociale.
“RIP BRABUS 2023–2026”, shkroi ai në postim. Deri tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po kryejnë inspektim dhe hetim për rastin.










