“Disa zyrtarë evropianë, mes të cilëve edhe zoti Koshta, ministri i Punëve të Jashtme i Belgjika, dhe nëse doni edhe eurodeputeti Tomas Vajc, i cili ndër të tjera ka amendament, kërkesë që të sqarohet në mënyrë juridike, që shërbimi juridik në Komisioni Evropian të sqarojë nëse këto çështje të identitetit dhe dypalëshe me karakter historik mund të jenë objekt i vetos së Sofjes, ndërsa Sofja këtë vazhdimisht e konfirmon”, tha Zoran Dimitrovski.

Megjithatë, Dimitrovski thekson se Qeveria e Maqedonisë është e orientuar drejt vendosjes së një dialogu stabil dhe të drejtpërdrejtë me Bullgarinë. Në këtë kontekst mbetet çështja se si do të zhvillohet kjo me Qeverinë e re bullgare, ku kryeministër i ardhshëm pritet të jetë Rumen Radev, i cili në fakt ishte edhe krijuesi i vetos bullgare ndaj Maqedonisë.