Ambasadorja serbe Sharac është bërë objekt talljeje dhe kritikash në rrjetet sociale pasi, gjatë një ceremonie, puthi flamurin e Holandës, duke menduar se ishte flamuri i Serbisë, përcjell tetova1
Pas puthjes së flamurit, ajo iu drejtua kamerës dhe tregoi tre gishtat, simbol që përdoret shpesh në Serbi.
Sharac nuk është për herë të parë në qendër të vëmendjes. Para dy vitesh, në Madrid, ajo u sulmua fizikisht nga një person, për të cilin në atë kohë u raportua se dyshohej të ishte me origjinë shqiptare.
Ajo është pjesë e diplomacisë serbe prej më shumë se 10 vitesh, ndërsa gjatë karrierës së saj ka shërbyer edhe në Greqi dhe Kinë.
Gazeta serbe „Blic“ raportoi në vitet 2016 dhe 2018 për një rast të lidhur me shpenzimet e karburantit në Ambasadën e Serbisë në Athinë. Sipas raportimeve, Šarac, atëherë e angazhuar në ambasadë, së bashku me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Serbisë në Athinë, Branko Lazarević, dhe konsullen Jelena Srdanović Dželebdić, kishin deklaruar në dokumente se brenda dy vitesh kishin shpenzuar 30 tonë karburant.
Megjithatë, sipas të dhënave që ambasadori i atëhershëm i Serbisë në Athinë, Dušan Spasojević, ia kishte dorëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, kryeministrit dhe Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), bëhej fjalë për një sasi gjashtë herë më të madhe se ajo reale.
Pas kësaj, Sharac, Lazareviç dhe Srdanoviç Dzhelebdiç u kthyen në Beograd me kërkesë të qeverisë greke. Sharac dhe Srdanoviç Dzhelebdiç e mohuan këtë, duke deklaruar se ishin kthyer në Serbi me kërkesën e tyre.
Prokuroria e Lartë Publike kishte nisur një procedurë paraprake hetimore, por ndaj tyre nuk u ngrit asnjë aktakuzë.
Ndërkohë, avokati i Sharac, në një letër drejtuar gazetës „Danas“, deklaroi se ndaj klientes së tij nuk ishte zhvilluar kurrë ndonjë procedurë penale./tetova1.mk












