Trendy

Disa lagje dhe fshatra të Tetovës nesër pa rrymë

Para 2 javë

Nesër, më 23 janar 2026, një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa fshatra në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, ndërprerjet në furnizimin me rrymë do të jenë në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30, me kohëzgjatje të ndryshme në varësi të lokacionit.

Pa energji elektrike do të mbeten:
• Një pjesë e fshatit Radiovc, konkretisht objektet në dalje të fshatit drejt fshatit Tenovë (nga ora 09:00 deri në 14:00),
• Një pjesë e fshatit Zhelinë, duke përfshirë objektet pranë bashkësisë së vjetër lokale, si dhe objektet pranë fabrikës „Delfi Komerc“ dhe rrethinat e saj (nga ora 09:00 deri në 14:30),
• Një pjesë e fshatit Kopaçin Dol, konkretisht objektet pranë kryqëzimit para fshatit (nga ora 09:00 deri në 14:30),
• Si dhe një pjesë e qytetit të Tetovës, veçanërisht pranë godinës së administratës „Normak Invest“ në TIRZ Tetovë (nga ora 09:00 deri në 14:30).

Autoritetet bëjnë me dije se ndërprerjet janë për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë dhe apelojnë tek qytetarët për mirëkuptim./tetova1.mk

Trending