Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër (23.03.2026) disa pjesë të Komunës së Bërvenicës do të mbesin pa energji elektrike në intervale të caktuara kohore, përcjell tetova1
Pa rrymë nga ora 09:00 deri në 14:00 do të jenë pjesë të fshatit Uzormishtë.
Në të njëjtën periudhë, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në disa pjesë të fshatit Bërvenicë, konkretisht në hyrje nga ana e qytetit.
Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbesin edhe disa pjesë të fshatit Çellopek.
Autoritetet kompetente apelojnë për mirëkuptim nga qytetarët dhe përshtatje në kohë të obligimeve të tyre gjatë kohës së ndërprerjeve të planifikuara./tetova1.mk










