Disa zona të Tetovës dhe vendbanime në Komunën e Bërvenicës nesër (6 mars) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, përcjell tetova1
Sipas njoftimeve, nga ora 08:45 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë fshati Çellopek, si dhe objektet që ndodhen përgjatë rrugës që çon drejt fshatit Radiovcë.
Në të njëjtin interval kohor, nga 08:45 deri në 11:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në fshatin Bërvenicë.
Ndërkohë, nga 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten edhe disa pjesë të Tetovës, konkretisht rruga “Shtipska”, si dhe një pjesë e fshatit Bërvenicë në hyrje të qytetit.
Ndërprerje të planifikuara janë paralajmëruar edhe në fshatin Llacë, ku një pjesë e vendbanimit do të jetë pa rrymë nga 09:30 deri në 14:00, si dhe në një pjesë të fshatit Tearcë, ku ndërprerja do të zgjasë nga 09:30 deri në 14:30.
Autoritetet bëjnë të ditur se ndërprerjet janë për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv./tetova1.mk










