Trendy

Disa pjesë të Tetovës nesër pa energji elektrike

Para 2 orë

Disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës nesër (27 mars 2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, në periudhën nga ora 09:00 deri në 10:40 pa rrymë do të jenë pjesë të qytetit, përfshirë objekte në lagjen Dardania (Dereboj) dhe përgjatë rrugës për në fshatin Falishtë, si dhe disa objekte afariste.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje do të ketë në rrugën “Shtipska”, në segmentin nga burgu deri te Teqja. Në të njëjtën kohë, pa energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të fshatit Kamenjan, veçanërisht objektet në zonën qendrore.

Në fshatin Vollkovi, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:15 deri në 14:00 dhe do të përfshijë një pjesë të vendbanimit.

Gjithashtu, nga ora 10:00 deri në 12:00 pa rrymë do të jetë edhe një pjesë e bllokut 87 në Tetovë.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve dhe bizneseve që t’i përshtatin aktivitetet e tyre në përputhje me ndërprerjet e paralajmëruara./tetova1.mk

Trending