Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, më 08.04.2026 disa zona të Tetovës do të mbeten pa energji elektrike në intervale të ndryshme kohore, përcjell tetova1
Sipas njoftimeve, ndërprerjet do të fillojnë nga ora 09:00 dhe do të zgjasin deri në ora 14:00 në disa lokacione në qytet dhe rrethinë.
Pa energji elektrike do të mbeten pjesë të rrugës “Shtipska”, segmenti nga Burgu drejt Teqes, si dhe objekte në rrugën “Jashtë Vardarit” në afërsi të restorantit “Ara”. Ndërprerje janë paralajmëruar edhe për disa objekte pranë “Medikal Plastika”, nën stacionin hekurudhor në Tetovë, si dhe në disa pjesë të lagjes Jashtë Vardarit.
Në të njëjtën periudhë, pa energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të lagjes Jashtë Vardarit dhe objekte përgjatë rrugës drejt fshatit Bërvenicë, si dhe objekte në dalje të Tetovës drejt pikës së pagesës për në Gostivar.
Gjithashtu, nga ora 10:00 deri në 12:30 do të ketë ndërprerje edhe në disa pjesë të qytetit, përfshirë segmentin nga Teqja drejt Reçicës së Vogël, si dhe në një pjesë të Reçicës së Vogël pranë tregut të bagëtive.
Qytetarët ftohen që me kohë t’i përshtatin obligimet e tyre në përputhje me ndërprerjet e paralajmëruara./tetova1.mk










