Disa vendbanime dhe pjesë të Tetovës nesër, më 18 shtator, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, shkruan tetova1
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatit Përshevcë, në Komunën e Tearcës, konkretisht zona pranë lumit.
Në Komunën e Jegunovcës, në Kopanicë gjithashtu nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit, si dhe objektet që ndodhen përgjatë rrugës drejt fshatit Raotincë.
Në Tetovë, nga ora 09:15 deri në 12:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Reçicë e Madhe, konkretisht objektet në afërsi të pompës së ujit.
Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në një pjesë të Tearcës, përkatësisht objektet që ndodhen në afërsi të Mateksit të vjetër.
Nga EVN bëjnë të ditur se ndërprerjet e planifikuara njoftohen paraprakisht për shkak të aktiviteteve dhe punimeve në rrjetin e shpërndarjes./tetova1.mk











