Kosove

“Do të forcojmë ushtrinë”, marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti: Pres më tepër mbështetje, por sukseset që kemi pasur janë të pamohueshme

February 8, 2025, 09:02

Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për marrëdhënien e dy shteteve tona, dhe bashkëpunimet e suksesshme që kemi pasur.

Ai tha se do të ketë dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke shtuar se duhet që të kemi në brez pa luftë.
“58 marrëveshje kemi bërë me qeverinë e Shqipërisë, kurrë nuk ka pasur shkallë më të lartë të realizimit. 22 vite pas çlirimit të Kosovës fëmijët kanë mësuar me dy abetare të ndryshme dhe vetëm me ne kanë tani një abetare.

Partneri kryesor tregtar me qeverinë tonë është Shqipëria, me ata para nesh ka qenë Serbia. 26 vendkalime të reja kemi hapur. Po ashtu 2 organizime ndërkombëtare sportive po i bëjmë bashkë. Enciklopedinë shqiptare po i bëjmë bashkë, po financojmë me bursë Shqipëria studentë të Kosovës, dhe ne studentë të Shqipërisë.

Ne mund të kemi ndonjë mospajtime, unë pres mbështetje më të madhe nga Shqipëria nga kjo që kam, besoj është dhe obligim i Shqipërisë, por nga ana tjetër janë të pamohueshme sukseset që kemi pasur.

Kemi zyra doganore dhe në Porto Romano dhe në Durrës, do bëjmë hekurudhë Prishtinë-Durrës, unë besoj se aty do jetë dhe segmenti Gjakovë-Shkodër dhe do të kemi dhe bashkëpunim më fushën e mbrojtjes sepse jemi dy shtete, por një komb.

Brezat e ardhshëm kurrë të mos kenë më frikë nga agresionet shtetet fqinje. Shekulli kaluar ka nisur me luftëra ballkanike, tmerr!

Duhet të kemi një brez që plaket pa luftë. Për këtë na duhet ushtria e fortë. Shumë mirë që Shqipëria është në NATO, që i janë hapur negociatat për anëtarësim në BE. Ne i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Por dhe Shqipëria duhet të ketë qëndrimin për Kosovën, si Kosova që e ka për vete dhe këtu mendoj se ka më shumë hapësirë për përmirësim, avancim”, tha ai.
Top Channel

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij
kasami-1068x601
Kasami në Alsat: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin
IMG_8496
Basri Bajrami, shqiptari që jetën reale e shëndrroi në "film"
IMG_8474
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi interpelancën ndaj Vesna Damevas, anëtare e Këshillit Gjyqësor