Grida Duma ka reaguar pas thashethemeve se ajo pritet të jetë zv/kryeministrja e re në qeverinë e Edi Ramës. Lajmi për përfshirjen e saj në qeveri ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit, ku kanë raportuar se Duma mund të marrë postin e zv/kryeministres në shtator.
Pas këtyre raportimeve, Duma ka zgjedhur të reagojë përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, duke thyer kështu heshtjen përballë zërave që e lidhin me një prej posteve më të rëndësishme të qeverisë. ”Vera mbaroi, bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve”,-shkruan Duma, duke hedhur poshtë lajmet.
“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e Dumës, duke qetësuar mbarë popullin.











