Rasti me ish nëpunësit policorë të përfshirë në aksionin në Gërçec hap prova edhe për lëndë të tjera. Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se PP punon në provat, të cilat, siç tha, janë të vëllimshme dhe së shpejti do të hapen raste të reja.
“Në suazë të provave që do të analizohen nga ana e Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, ka një numër të madh provash. Të gjitha provat që do të analizohen janë siguruar nga aplikacioni SKY që na e dhanë partnerët ndërkombëtarë, kështu që mendoj se në të ardhmen do të ketë shumë raste interesante për opinion që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm .
Toshkovski nuk precizoi nëse rastet që do të vijojnë janë me vepra të lidhura me këtë apo raste të tjera dhe nëse përsëri bëhet fjalë për nëpunës të MPB-së. Se fundmi u arrestuan tre persona prej të cilëve dy ish inspektorë kryesorë për tregti të paligjshme që i kanë bartur informacione grupeve të njohura si Duqanxhik dhe Gërçec.
“Ky rast është i lidhur me dy nëpunës policor në periudhën kur e kanë kryer veprën penale për të cilat ngarkohen, që sot nuk janë më nëpunës policor, por në suaza të informacioneve që i kam bëhet fjalë për shumë prova në lidhje me veprat konkrete penale. Supozoj se në të ardhshme do të vijojnë shumë raste që janë në lidhje me materialin e dëshmive të siguruar nga aplikacioni SKY”, shtoi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm .
Inspektorët e pensionuar i kanë dorëzuar informacione grupit të Gërçecit që nga viti 2019 kur kanë informuar për zbatimin e masave të posaçme hetimore dhe se policia do të bëjë bastisje për çka ka dështuar aksioni policor kundër këtij grupi. Në periudhën e ardhshme edhe për vrasjen e dyfishtë në Çairin e Shkupit për çka ai është arrestuar dhe që ka dhënë deklaratë në stacion policor, ndërsa për gjithë këtë janë paguar mirë. Prokuroria pret që gjykata tu shqiptojë masë paraburgimi.