Pas dorëheqjes së sponsorit kryesor të klubit tonë të dashur Besa 1976, i cili për vite me radhë e ka mbajtur këtë ekip gjallë, ne si fshat Dobërdoll, e falënderojmë nga zemra për gjithë mundin, përkushtimin dhe mbështetjen e dhënë deri tani. Respekt dhe mirënjohje të pakufijshme për gjithçka që ka bërë familja Tahiri për Besën!
Por BESA nuk është vetëm një klub futbolli – ajo është krenaria e fshatit tonë, është zemra e rinisë dhe historia jonë e përbashkët.
Në këto ditë të vështira, fshati nuk dëshiron që Besa të shuhet. Pikësëpari, i bëjmë thirrje dhe një lutje të sinqertë sponsorit kryesor dhe familjes Tahiri që të rikthehen dhe të vazhdojnë mbështetjen për klubin.
Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë bëjmë me dije se në një takim formal, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe disa bashkëfshatarëve, u ra dakord që Besa të vazhdojë garimin në Ligën e Dytë, me përkushtimin e plotë të fshatit, rinisë dhe mërgatës sonë të fuqishme.
Dobërdolli ka vendosur të mos e lërë Besën të shuhet. Tashmë kemi nisur të organizohemi, të mbledhim fonde dhe të ndërtojmë një strukturë të re për të mbajtur klubin gjallë. Kërkojmë me respekt që familja Tahiri të na informojë për gjithçka që ka të bëjë me klubin – pajisjet, dokumentacionin, gjendjen e klubit dhe të na lejojë të vazhdojmë aty ku ata ndalën.
Mos e dorëzoni klubin në FFM.
Mos na e humbni vendin në Ligën e Dytë.
Na kthejeni mundësinë që ta vazhdojmë vetë si fshat.
Në ditët në vijim, do të organizohet një mbledhje e madhe, ku do të ftohen:
Banorët e Dobërdollit,
Rinia e Toplicës dhe e Negotinës,
Mërgimtarët tanë,
Të gjithë ata që e ndjejnë Besën si pjesë të vetes.
Nuk duam të dëgjojmë se “Besa është shuar”. Nuk duam të shohim ekipe maqedonase që zëvendësojnë Besën në Ligën e Dytë. Ne e duam klubin tonë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të.
Nëse familja Tahiri vendos të mos vazhdojë – faleminderit nga zemra për gjithçka. Por lusim që të paktën dresat, pajisjet dhe të gjitha materialet që i përkasin klubit t’i dorëzohen fshatit në mënyrë që të vazhdojmë aty ku u ndal.
Në mbledhjen e radhës do të diskutojmë edhe për sponsorët e rinj që kanë shprehur interes, brenda dhe jashtë fshatit, dhe do të shpalosim një plan të ri për vazhdimin e klubit.
Gjithmonë të bashkuar si një fshat.
Gjithmonë për Besën.
Gjithmonë për sportin, rininë dhe identitetin tonë.
Me respekt të thellë,
Rinia dhe dashamirët e klubit Besa 1976 – Dobërdoll.
Ti qe e lexon je pjes e Beses,ti qe je ne dyshim anashkalo je pjes e Beses,ti qe sje nga Doberdolli je pjes E Beses. TE GJITH PER NJE NJE PER GJITH. CDONJERI ESHTE I MIRSEARDHUR NE NJE MBLEDHJE MADHESHTORE,TE GJITH MENDIMET JAN DE DOBISHME. DOBERDOLLI
PRESEM PERGJIGJE URGJENTR NGA Sponzori deri tanishem dhe falemenderim te madh.
Gjitha ndeshjet do te luhen ne DOBERDOLL
Trending










