Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar ‘freestyle-in’ e shumëpritur të titulluar “Shoki”.
Në këtë freestyle, reperi nga Drenica ndërlidhi sekuencën e famshme të këngës “Marshi i UÇK-së” nga Arif Vladi me këngën e In Da Club të reperit të famshëm amerikan, 50 Cent.
Don Xhoni është padyshim një prej reperëve më të famshëm në trojet shqiptare dhe ishte pikërisht ‘frestyle-i’ “Make a Pose” që vulosi famën e tij në këtë industri.