Sport

Donart Bexheti, supertalenti shqiptar në Danimarkë, që dëshiron t’i ngjajë Cristiano Ronaldos!

February 2, 2024, 05:02

Donart Bexheti është talenti i radhës që pritet të shpërthej në Danimarkë me skuadrën e FC Helsingor, që bën gara në Ligën e dytë, shkruan Open-TV.Ai është i lindur më 5 mars të vitit 2006 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Karrierën si futbollist e kishte nisur në moshën 6-vjecare te Shkëndija e Tetovës. Ai luan në pozitën e sulmuesit.Donarti në fund të vitit 2019 së bashku me nënën dhe motrën e tij iu bashkuan babait të tij në Kopenhagë të Danimarkës, i cili që jetonte dhe vepronte prej vitesh. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u bë pjesë e skuadrës së të rinjve FA U17 nga kryeqyteti danez.Në një ndeshje të kupës daneze (viti 2022) mes FA U17 dhe FC Helsingor, Bexheti shënoi tre gola duke e kualifikuar ekipin e tij tutje. Golat dhe paraqitja e tij fantastike kishte bërë që drejtues të skuadrës së FC Helsingor t’i bëjnë ftesë, të cilën e kishte pranuar.

Në një bisedë për Open-TV, Donarti tregon se në janar të 2023-ës ka nënshkruar kontratë me FC Helsingor, e cila do të vlejë deri më 31 dhjetor 2025.“Jam shumë i kënaqur këtu në klub. Edhe pse jam në moshën 17-vjecare kam debutuar për FC Helsingor në një ndeshje të kupës. Debutimi ishte i suksesshëm pasi edhe shënuam fitore, duke u kualifikuar në turin tjetër. Pata luajtur 10 minuta. Edhe në kampionat ka raste kur ftohem në ekipin e parë dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë”, thotë Bexheti.

Donarti ëndërron majat e larta në futbollin europian.Nga klubet e huaja admiron Barcelonën, kurse nga yjet botëror pëlqen Cristiano Ronaldon.“Më pëlqen si lojtar, prandaj dëshiroj t’i ngjajë atij. Është futbollist i madh”, përfundoi Donart Bexheti, talenti i ri shqiptar në futbollin danez.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
IMG_4355
Trump këmbëngul në marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë