Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më parë, Karoline Leavitt njoftoi se JD Vance do të udhëheqë një delegacion amerikan në bisedimet e paqes me Iranin, të cilat do të zhvillohen në Pakistan.
Zëvendëspresidentit pritet t’i bashkohen në Islamabad i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.
Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha se Vance “ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe kyç në këtë që nga fillimi”.
“Sigurisht, ai është krahu i djathtë i presidentit”, shtoi ajo.
“Ai është nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai ka qenë i përfshirë në të gjitha këto diskutime.”
Bisedimet pritet të fillojnë të premten. /Klankosova.tv










