“Pavarësisht gjashtë kallëzimeve penale të ngritura kundër ish-kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë konkrete ndaj tij. Ende nuk ka informacione nëse dhe kur Dehari do të ulet në bankën e të akuzuarve”
Në Prokurorinë Themelore Publike të Kërçovës, që nga viti i kaluar e deri më tani, janë dorëzuar gjashtë kallëzime penale nga MPB-ja ndaj ish-kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, por deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë aktakuzë për veprat penale për të cilat dyshohet.
“Nga ana e SPB Ohër janë dorëzuar gjithsej gjashtë kallëzime penale ndaj F.D. nga Kërçova në Prokurorinë Themelore Publike – Kërçovë, nga të cilat tre në vitin 2025 dhe tre gjatë vitit 2026” – Ministria e Punëve të Brendshme.
• Kallëzimet penale janë dorëzuar në PTHP Kërçovë
• Vitin e kaluar janë dorëzuar tre, ndërsa nga fillimi i këtij viti edhe tre kallëzime të tjera penale
Në kallëzimet penale, Dehari dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Megjithatë Megjithatë, ai dyshohet edhe për vepra penale si rrezikimi i mjedisit jetësor dhe punë e pandërgjegjshme në shërbim. Kallëzimi i fundit penal është dorëzuar në fillim të javës, për shkak të dyshimeve se Dehari e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Kërçovës me 1,6 milionë euro përmes një tenderi për ndriçim rrugor. /Alsat.mk










