Trendy

Dr. Adnan Dervishi – Kirurgu i parë shqiptar i Urologjisë me operacione robotike të prostatës

Para 7 muaj

Njihuni me dr. Adnan Dervishi i cili është një urolog që ka mbi 11 vite përvojë pune. Me diplomë mjekësore dhe mjek i specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Nashville, Tennessee.

Ai është i specializuar në kirurgjinë minimalisht invazive dhe robotike, duke përfshirë përdorimin e sistemit da Vinci Single-Port për procedura me një prerje të vetme.

Dr. Adnani është kirurgu i parë shqiptar i Urologjisë që ka kryer operacione me robot për prostatën përmes vetëm një prerje.

Dr. Dervishi tashmë ka realizuar me sukses procedurat e para me Single Port, duke u mundësuar pacientëve lirimin nga spitali në të njëjtën ditë, më pak dhimbje dhe rikthim më të shpejtë në jetën e përditshme.

Kjo arritje nënvizon përkushtimin ndaj inovacionit dhe ekselencës, duke sjellë teknologjitë më të reja kirurgjikale drejtpërdrejt në shërbim të pacientëve.

Trending