Një tjetër histori frymëzuese suksesi nga mjekët shqiptarë në Zvicër!
Pas punës së palodhshme dhe përkushtimit ndaj pacientëve, Dr. Qendrim Zahiri ka hapur ordinancën e tij të dytë mjekësore “Praxis Dr. Zahiri & Kolleginnen” në Adliswil, Cyrih, duke zgjeruar kështu shërbimet profesionale në fushën e mjekësisë së brendshme dhe asaj familjare.
Dr. Zahiri është i diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri, ku ka përfunduar edhe specializimin në Mjekësi Familjare në Vjenë. Ai gjithashtu ka përvojë të çmuar nga Spitali Universitar i Cyrihut, ku ka punuar në fushën e Mjekësisë së Brendshme.
Pas suksesit të ordinancës së parë në Rüschlikon (Dr.med. Q.Zahiri, Bahnhofstrasse 78, 8803 Rüschlikon), e hapur në vitin 2023, hapja e ordinancës së dytë në Adliswil shënon një hap të madh përpara në misionin e tij për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, të afërt dhe njerëzor për komunitetin.
Në hapjen e ordinancës mori pjesë edhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, e cila e përgëzoi Dr. Zahirin dhe stafin e tij për sukseset e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë në Zvicër.
“Praxis Dr. Zahiri & Kolleginnen” – një emër që simbolizon profesionalizëm, besim dhe kujdes për çdo pacient.
Urime për këtë arritje të re dhe shumë suksese në vazhdim!











