Trendy

Dramë/ Burri rreh gruan më pas sulmon edhe policët, ja çfarë i gjendet në shtëpi pas bastisjes

Para 1 orë

Dje në orën 17:40 në Vallandovë, oficerë policie nga Stacioni Policor i Strumicës – Stacioni Policor i Vallandovës privuan nga liria një banor 72-vjeçar të Vallandovës, duke vepruar sipas një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare ai kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 68-vjeçare dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, personi është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj oficerëve të policisë, duke sulmuar njërin prej tyre. Personi është ndaluar në Stacionin Policor, dhe më vonë, me lejen e tij, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta, një pushkë gjuetie, 45 fishekë dhe shtatë fishekë gjuetie, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli është informuar për ngjarjen dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse.

Trending