Lajme

Dramë e përgjakshme në Shkup, qiramarrësi e vret pronarin e shtëpisë, e plagos djalin e tij dhe në fund vetëvritet

March 24, 2025, 09:03

Sot në mëngjes fshati Vollkovë-Shkup u zgjua në gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur lagjen e qetë kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, mëson Plusinfo.

Sipas burimeve, menjëherë pas të shtënave, vrasësi i ka marrë jetën me një plumb në kokë. Banorët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve – trupi i pronarit ishte i palëvizshëm dhe i pajetë në shkallët, në një pellg gjaku.

Por tragjedia nuk u ndal me kaq. Në dëshpërim dhe panik, vrasësi është barrikaduar në një nga dhomat, duke mos lejuar afrimin e policisë. Pas disa kohësh, ai i dha fund jetës së tij me një goditje të fundit.

Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as për rrethanat që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme.

Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.

– Disa të shtëna armësh më zgjuan nga gjumi dhe menjëherë më pas dëgjova një fëmijë që qante dhe rënkonte. Fillimisht mendova se ishte një shaka fëminore me fishekzjarre, por në pak kohë dëgjova sirenat e policisë dhe të ambulancës. “Kur dola në oborr, kuptova që më kishin vrarë fqinjin e parë dhe djalin e kishte plagosur në krah dhe e kishin dërguar në spital”, thotë një nga fqinjët e parë të viktimës.

Në rrugë ka një atmosferë të tensionuar, ndërsa policia vijon hetimet në vendngjarje.

Raporti i policis (MPB-së)
MPB njofton se sot, më 24 mars 2025, rreth orës 09:00, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup u raportua për të shtëna me armë zjarri në fshatin Vollkovë-Shkup, ku disa persona kanë pësuar lëndime.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se R.C. dhe M.N. kanë vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e marra. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konfirmuar vdekjen e tyre.

Një minoren ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza”. Si një nga të dyshuarit për ngjarjen është identifikuar M.N. Autoritetet janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit