Trendy

Drejtonte veturën gjatë ndalesës aktive, arrestohet dhe i konfiskohet vetura 43-vjeçarit në Tetovë

Para 1 orë

Me datë 03.02.2026, rreth orës 23:00, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SP për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar A.I. (43) nga Tetova.

Gjatë një kontrolli në trafik, është ndalur automjeti i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, ndërsa është konstatuar se voziste gjatë kohës së ndalesës aktive për drejtim të mjetit motorik.

Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.

Trending