U.D. drejtoresha e I.N. Galeria e Arteve Tetovë, Arbenita Meta, ka pritur në takim U.D. Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Nicole Varnes, përcjell tetova1
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kuratori-këshilltar i Galerisë, Behar Ferati, ndërsa pritja u zhvillua në ambientet e institucionit.
Gjatë bisedës u diskutua për aktivitetet dhe projektet aktuale që realizohen nga Galeria, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe kulturës, me theks të veçantë në shkëmbimet kulturore dhe promovimin e vlerave artistike.
Palët vlerësuan rëndësinë e mbështetjes së iniciativave artistike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke synuar krijimin e hapësirave të reja për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore në vend. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me gatishmëri për bashkëpunime të ardhshme.
Në përmbyllje, nga Galeria e Arteve Tetovë u shpreh mirënjohje për vizitën e ambasadores Varnes, duke theksuar vlerësimin për interesimin e saj ndaj punës së institucionit dhe duke shprehur pritshmëri për bashkëpunime të mëtejshme në promovimin e artit dhe kulturës./tetova1.mk














