Ditën e sotme nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair, Pranvera Izairi duke thënë se i ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë. Këto akuza drejtoresha Izairi i ka kundërshtuar ashpër.
“Në lidhje me shkrimet në Facebook dhe disa portale, me përgjegjësi të plotë përgënjeshtroj se nuk kam shantazhuar apo detyruar ndonjë punonjës që të marrë pjesë në tubime partiake. Dua të njoftoj opinionin e gjerë se zëra të tillë dashakeqëse përhapen çdo herë kur bëhen hapa pozitivë në spital; ushtarët e devotshëm të BDI-së bëjnë lajme të rrejshme dha hajkë mediatike. Me krenari njoftoj se janë veçse gati 30 VENDIME PUNE, për të punësuarit me kontratë në vepër, të cilët i prisnin këto vendime prej më shumë se 10 vitesh, duke u mbajtur peng për vota!” – shkruan drejtoresha Pranvera Izairi.