Trendy

Drejtori Fazliu vjen me një super lajm: Martesa edhe te Porta e Maqedonisë!

Para 10 muaj

Drejtori i Drejtorisë për Librat Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar në rrjetet sociale një risi të bukur për të gjitha çiftet që planifikojnë të martohen: duke filluar nga qershori, ceremonitë e martesave do të mund të zhvillohen edhe në ambientet solemne të Portës së Maqedonisë.

Ky shërbim do të jetë në dispozicion disa ditë në javë dhe synon t’ua kthejë qytetarëve këtë moment të rëndësishëm në një kujtim të paharrueshëm, në një vend të denjë për një ditë të madhe.
“Momente të veçanta kërkojnë edhe vend të veçantë”, ka shkruar Fazliu në postimin e tij, duke marrë reagime pozitive nga shumë qytetarë.

Trending