Trendy

Drejtori i IPSh Spitali Psikiatrik Shkup shpërndanë vendime për 9 të punësuar të rinjë ,7 prej të cilëve janë shqiptarë

Para 9 muaj

Vazhdojmë me përforcimin e kapaciteteve njerëzore në IPSh Spitali Psikiatrik Shkup-Shkup!

Sot shpërndamë vendimet dhe kontratat për 9 të punësuarit e rinj, prej të cilëve 7 janë Shqiptarë dhe 2 Maqedonas, që do t’i bashkohen ekipit tonë profesional në shërbim të pacientëve dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor mendor.

Kjo është dëshmi konkrete se angazhimi ynë nuk mbetet vetëm në fjalë – si Qeveri, VLEN po vepron me vepra, duke demantuar qartë dezinformatat e përhapura nga BDI se nuk po bëjmë punësime.
Për më tepër, me këtë qasje po dëshmojmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po respektohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

Ne punojmë me përkushtim, transparencë dhe vizion për të ndërtuar një sistem shëndetësor më efikas dhe më gjithëpërfshirës.

💼 Mirë se vini dhe suksese të gjithëve në rolet tuaja të reja!” – ka shkruar drejtori Isa Avdullai nga VLEN.

Trending