Uncategorized

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha demanton fuqishëm se janë keqpërdorur mjetet financiare

April 5, 2025, 12:04

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha ka demantuar fuqishëm pretendimet e disa medieve të caktuara se ka bërë keqpërdorim të mjeteve financiare për nevoja personale.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Spitali Klinik i Tetovës, argumentohet se këto pretendime janë të rrejshme dhe krejtësisht të pabazuara. 

Ja dhe komunikata e plotë: 

Në lidhje me pretendimet e publikuara nga disa media mbi supozimet për keqpërdorim të mjeteve financiare të Institucionit për nevoja personale nga ana e drejtorit medicinal, z. Agim Berisha, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe janë krejtësisht të pabazuara.

Institucioni ynë është i përkushtuar ndaj transparencës dhe respektimit të standardeve më të larta të menaxhimit financiar dhe etikës profesionale. Për këtë arsye, ndiejmë nevojën të sqarojmë opinionin publik mbi mënyrën se si janë administruar fondet në lidhje me pagesën e një gjobe të shqiptuar ndaj drejtorit të Spitalit Klinik.

Me një akt të brendshëm të aprovuar nga sektori i financave në kuadër të IPSh Spitali Klinik Tetovë, është marrë vendim që pagesa e gjobës së shqiptuar ndaj personit përgjegjës, drejtorit të Spitalit Klinik, të kryhet fillimisht nga mjetet e institucionit. Megjithatë, kjo pagesë nuk përbën një përfitim personal apo keqpërdorim të fondeve publike, pasi shuma e paguar do të zbritet automatikisht nga paga e drejtorit në pagën e ardhshme, duke siguruar që institucioni të mos dëmtohet financiarisht në asnjë mënyrë.

Ky veprim është marrë në përputhje me rregulloret dhe procedurat e brendshme administrative, me qëllim që të sigurohet një menaxhim korrekt dhe transparent i situatës. IPSh Spitali Klinik Tetovë mbetet i hapur për çdo shqyrtim apo verifikim nga organet kompetente dhe është i përkushtuar për të garantuar integritetin dhe llogaridhënien në menaxhimin e burimeve financiare të institucionit.

Apelojmë tek mediat dhe opinioni publik që të mos bien pre e keqinformimeve dhe spekulimeve të pabaza, të cilat dëmtojnë reputacionin e institucionit dhe të punonjësve të tij. Ne mbetemi të hapur për çdo pyetje apo kërkesë për informacione shtesë dhe sigurojmë qytetarët se Spitali Klinik Tetovë do të vazhdojë të operojë me përgjegjësi dhe transparencë të plotë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore