Përkundër drejtoreshës së Drejtorisë për të Ardhura Publike Elerna Petrova se për masën “TVSH-ja ime” po shpenzohen shumë para, nga ky Institucion sot thanë se nuk ka vendim për shfuqizimin e së njëjtës. Nga DAP thonë për Alsat se masa vazhdon të zbatohet dhe se të gjithë qytetarët kanë mundësi të vazhdojnë me skanimin e faturave fiskale.
“Masa zbatohet vazhdimisht, dhe të gjithë qytetarët mund ta përdorin aplikacionin dhe të realizojnë të drejtat e tyre sipas dispozitave ligjore. Për zbatimin e masës ‘TVSH-ja ime’ janë parashikuar mjete në buxhetin e vitit 2026, me çka sigurohet zbatimi i saj i pandërprerë dhe i vazhdueshëm”, thonë nga DAP.
Për kthimin e TVSH-së ndaj qytetarëve në vitin 2025 janë paguar 56,5 milionë euro. Qytetarët thonë se paratë nga skanimi i faturave fiskale u bëjnë punë.
“Shkoj blej produkte qumështi, diçka të tillë, mollë, kivi dhe gjëra të tilla. Pse ta heqin, ne kemi të drejtë për këtë dhe prandaj duhet të vazhdojë, nëse kjo Qeveri arrin edhe këtë të na heq, nuk e di, do të humbim shumë”, tha një qytetar.
“Bëra dhuratë, bleva pantofla me ato para”, u shpreh një qytetar.
“Mirë është të vijnë, qoftë edhe pak. Nuk duhet t’i heqin, pse t’i heqin, duhet të kthehet diçka te populli”, theksoi një qytetar.
Kohëve të fundit aplikacioni për skanimin e faturave fiskale “TVSH-ja ime” nuk ishte në funksion për disa ditë. Qytetarët u ankuan se sistemi nuk u lejonte të skanonin fatura ndërsa të tjerë thanë se edhe pse kishin marrë njoftim se skanimi kishte qenë i suksesshëm, mjetet nuk u ishin evidentuar në listën e faturave të skanuara. Shpjegimi nga DAP ishte se për shkak të përmirësimit të aplikacionit, ajo kishte funksionuar me vështirësi./ Alsat.mk










