Mbrëmjen e 29 qershorit, rreth orës 22:30, policia nga Stacioni Policor në Kamjan ndërhyri në fshatin Pirok, ku ndaloi tre të mitur 16-vjeçarë që posedonin lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Sasia e drogës u konfiskua në vendngjarje, ndërsa ndaj të miturve do të ndërmerren masa ligjore përkatëse pasi të dokumentohet rasti.
Policia apelon për kujdes nga prindërit dhe institucionet arsimore për përfshirjen e të rinjve në veprime të paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe të ardhmen e tyre.










