Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka lançuar së fundmi linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën të quajtur “DUA”. Krijuar në partneritet me markën luksoze të kujdesit për lëkurën, Augustinus Bader, këngëtarja e disa hiteve botërore njoftoi sot linjën e re të produkteve përmes një postimi në rrjetet sociale.
“DUA mundësuar nga Augustinus Bader Science, sekreti është zbuluar!!! Një ëndërr e vërtetë për të lançuar linjën time të kujdesit për lëkurën në bashkëpunim me më të mirët e më të mirëve, jam kaq e DASHURUAR me këto formula dhe teknologjinë e mrekullueshme TFC5 që i bën ato kaq të veçanta, le të fillojë udhëtimi i ri!”, shkruan Dua në postimin e saj.
https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=57893942-6c08-4d79-84bc-cc37f69eb641
Koleksioni i disponueshëm tani në faqen zyrtare “DUA by AB” përfshin tre produkte, një krem pastrues që shndërrohet në shkumë, kompleksin “Supercharged Glow” të pasur me vitamina për zbehjen e njollave të errëta dhe një krem hidratues ditor që ofron hidratim të qëndrueshëm dhe elasticitet. Produktet thuhet se premtojnë të balancojnë, aktivizojnë dhe ripërtërijnë lëkurën. Çmimet e produkteve variojnë nga 32 deri në 65 paund.





