Me një vizion të qartë për të ardhmen dhe me përkushtim ndaj qytetarëve, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selajdin Beluli, prezantuan sot në Tetovë Planin Operativ për Punësim.
Në një deklaratë publike, ministri Durmishi theksoi se ky plan nuk është thjesht një dokument administrativ, por një zotim konkret ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj të rinjve dhe familjeve që kërkojnë siguri dhe dinjitet në punë. “Me zemër të hapur dhe vizion të qartë për një të nesërme më të mirë, ky plan është për të gjithë ata që kërkojnë mundësi, për të rinjtë që ëndërrojnë të ardhmen këtu dhe për familjet që duan një jetë me dinjitet”, theksoi Durmishi.
Plani përfshin: Krijimin e vendeve të reja të punës. Trajnime dhe mbështetje për të papunët. Partneritet me bizneset për zhvillim të qëndrueshëm.
“Punësimi nuk është vetëm statistikë, është dinjitet, është jetë”, përfundoi ministri.










